Sport

Barcelona – Sevilla, këtë herë luhet për finalen


Vetëm tri ditë pas ndeshjes në La Liga, ku Barcelona fitoi 0-2 përballë Sevilla-s, këto dy skuadra luajnë përsëri.

Këtë radhë skuadrat do të përballen për Kupën e Mbretit.

Në “Camp Nou”, ndeshja fillon me epërsi 2-0 të skuadrës andaluziane.

Barcelona ka një mal për të ngjitur, por rekordi i tyre në Kupën e Mbretit është impresiv dhe katalunasit nuk duhet asnjëherë të nënvlerësohen në këtë kompeticion.

Në ndeshjen e fundit që këto dy skuadra kanë zhvilluar në “Camp Nou” në Kupën e Mbretit, Barcelona fitonte 6-1, pikërisht pasi kishte humbur ndeshjen e parë 2-0 në “Sanchez Pizjuan”.

Nëse historia do ta përsëris veten, do na e tregojë ndeshja sonte, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Levante-s dhe Athletic Bilbao-s, që ndeshjen e parë e mbyllën në barazim 1-1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore