Sport

Barcelona, pranë marrëveshjes sponsorizuese me vlerë 200 milionë euro


El Confidencial, raporton se, Carlo Bonomi, biznesmeni italian, ka paraqitur një ofertë me vlerë 200 milionë euro në drejtim të Barcelona-s. Oferta është për të marrë 50% të Baça Corporate, e cila operon në dyqanet dhe veshjet e klubit.

Joan Laporta ka në duar tanimë një ofertë të kënaqshme për të përballuar situatën e rëndë ekonomike të Barçës të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Bonomi, presidenti i “Investindustrial” i ka dërguar ofertën 200-milionëshe, por mbetet për t’u parë nëse propozimi përfshin vetëm Barça Corporate apo përfshin edhe Barca Studios, akademitë e futbollit dhe Barça Innovation Hub.

Përkundër faktit që Bordi Drejtues mori katër propozime për shfrytëzimin e Barça Corporate, ideja fillestare e presidentit Laporta është që të shfrytëzojë veçmas secilën nga bizneset që përbëjnë këtë pasuri të klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore