Sport

Barcelona, pagesë për t’u ankuar


Skuadra katalunase e Barcelonës nuk ka ndalur ankesat që nga humbja në El Clasico.

Personazh kryesor ka qenë trajneri holandez, Ronald Koeman.

Në fakt, klubi blaugran e ka mbështetur trajnerin në një mënyrë të pazakontë.

Në një postim në Twitter, shfaqej një pjesë e deklaratës së Koeman-it pas ndeshjes.

“Është e pabesueshme se si nuk u akordua penallti. Ishte e pastër”, tha Koeman.

Por, një gjë interesante që u vu re në këtë tweet, është fakti që Barcelona kishte paguar që të promovohej.

Zakonisht, klubet paguajnë për promocion kur kanë bashkëpunime me ndonjë nga sponsorët, por asnjëherë për deklarata dhe gjëra që nuk janë të lidhura me reklamimet.

Kjo gjë, nga mediat e ndryshme, vlerësohet si një tentativë shumë e dobët e Barcelonës që të tërheq vëmendjen nga fitorja e Real-it.

Real Madrid-i ka fituar përballë Barcelonës dy herë brenda një sezoni për herë të parë që nga sezoni 2007/08.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore