Sport

Barcelona nuk ja del në finalen e Superkupës së Spanjës


Barcelona nuk ja ka dal të rrëmbej Superkupën e Spanjës. Në “Estadio La Cartuja” të Sevilias, triumfoj Athletic Bilbao, pas 120 minutave lojë. Lionel Messi u ndëshkua me kartonin e parë të kuq në karrier, si futbollist i Barcelona-s.

Bilbao pasi mundi Real-in, arriti në finale me Barcelona-n. Këta të fundit kaluan në finale pasi eleminuan Real Sociedad-in.

Ndeshja në 90 minuta përfundoi me rezultatin 2-2. Fillimisht shënoi Antonie Griezmann-i në minutën e 40’ të takimit. Ndeshja u barazua dy minuta më vonë nga Oscar de Marcos-i. Rezultat i cili do të mbyllte dhe pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, shënoi përsëri Griezmann-i në të 77’. Bilbao barazoi në minutën e 90’ me Asier Villalibre-n, për të çuar ndeshjen në shtesë.

Inaki Williams-i do të shënonte golin e fitores në minutën e 93’, të shtesës së 30 minutave.

Në minutën e 120’ të takimit, Messi godet kundërshtarin dhe arbitri e largon nga loja me kartonin e kuq./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore