Sport

Barcelona nënshkruan përfundimisht me Memphis Depay dhe Eric Garcia-n


Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, ka raportuar se klubi i Barcelonës  ka arritur të zgjidh disa nga problemet, duke nënshkruar përfundimisht sulmuesin Memphis Depay dhe mbrojtësin Eric Garcia.

Katalunasit ende nuk kanë arritur marrëveshje me sulmuesin argjentinas, Sergio Aguero për shkak të problemeve financiare që ka klubi.

Pritet që Sergio Aguero të regjistrohet në fund të këtij muaji me klubin, por katalunasit janë më të qetë për argjentinasin pasi ai nuk do të luaj për 10 javë, për shkak të lëndimeve dhe nuk pritet të luajë përsëri deri në nëntor.

Ka pasur gjithashtu raporte se nënshkrimi tjetër i Barcelonës, Emerson Royal është regjistruar tashmë pasi ai nuk shihet si një transferim i ri sepse po kthehet nga një huazim nga Real Betis.

Këto janë lajmet e para pozitive për katalunasit në javët e fundit, pasi nga Barcelona u largua edhe Lionel Messi, i cili nënshkroi kontratë me Paris Saint Germain.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman kërkoi specifikisht sulmuesin holandez në ekip, dhe aj kishte performanca shumë të mira me katalunasit në ndeshjet e para-sezonës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore