Sport

Barcelona ndjek me interes portierin e Maqedonisë së Veriut


Skuadra e Barcelona-s po kërkon një portier të ri në skuadër. Portieri i dytë, braziliani Neto, ka kërkuar largimin për shkak të minutazhit të kufizuar që ka.

Sipas “El Chiringuito de Jugones de Mega”, skuadra blaugrana ka hedhur sytë nga 28-vjeçari i Rayo Vallecano-s, Stole Dimitrievski.

Portieri i lindur në Kumanovë, ka kontratë me Rayo-n deri në verën e 2024. Kartoni i tij vlerësohet rreth 2 milionë euro. Një shumë e përballueshme për Barcelona-n në këtë kohë krize.

Dimitrievski është portieri kryesor i Rayo-s. Skuadër e cila deri më tani është surpriz në La Liga, duke mbajtur vendin e katërt në renditje. Pas sasj renditen skuadrat e mëdha spanjolle si Atletico Madrid-i, Real Sociedad-i, Barcelona, Valencia, apo dhe Villarreal-i.

Portieri i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut është paraqitur titullar në të 18 ndeshjet e zhvilluara nga Rayo këtë sezon në La Liga. Ai ka pësuar 18 gola dhe në gjashtë sfida e ka mbajtur portën e paprekur.

Problemi i vetëm për transferimin e maqedonasit, mund të jetë fakti që Barcelona e ka bërë të qartë se portieri i parë është Marc-Andre ter Stegen-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore