Përballje

Barcelona mposht Sevillen në La Liga pas humbjes në Copa Del Rey


Ndeshja mes Barcelonës dhe Sevillës ështe gjithmonë derbi, këtë herë fitoi Barcelona me rezultat 2:0, si shenjë hakmarrjeje për humbjen në Copa Del Rey.

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman provoi një formacion jo të zakontë për ekipin katalunas.

Ai luajti me tre mbrojtësa, dhe me Jordi Alban e Sergino Dest-in më të angazhuar në anën ofansive.

Barcelona dominoi totalisht Sevillën në pjësën e parë, kishin shumë raste por nuk arritën t’i konkretizojnë, kurse Sevilla nuk pati asnjë goditje në portën e katalunasve.

Ndeshja u hap me golin e Ousmane Dembele i cili shënoi në minutën e 29-të me një asistim magjik nga argjentinasi Lionel Messi.

Pjesa e dytë ishte e ngjashme me pjesën e parë, ku Sevilla nuk patën shumë raste por Barcelona dominoi dhe Sevilla mundohej të shënonte me kundërsulme.

Ne minutën e 68-të Barcelona arritën të shënojnë, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Po ashtu në minutën e 80-të i’u anulua një gol dhe Sevillës pasi Alejandro Gomez ishte i pa fat duke prekur topin me dorë.

Dhe në minutën e 86-të Leo Messi e përmbylli ndeshjen duke shënuar, dhe duke i dhënë Barcelonës tre pikë shumë të rëndësishme.

Barcelona ndodhet në vendin e dytë momentalish me 53 pikë, por me një ndeshje më shumë se Reali Madridit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore