Sport

Barcelona kërkon të përfshihet edhe Maguire në transferimin e De Jong-ut te United


Drejtuesit e Manchester United prej fillimit të këtij afati kalimtar veror, kanë një objektivë të qartë dhe ajo është që ta transferojnë mesfushorin e Barcelonës, Frankie De Jong.

De Jong është një kërkesë e trajnerit të ri të United-it, Erik ten Hag, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit që gjithsesi ta sjellin holandezin në skuadër.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 65 milionë funte për të plotësuar kërkesat e trajnerit të tyre, por Barcelona nuk është e bindur.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Barcelona kërkon që në marrëveshje të përfshihet edhe qendërmbrojtësi i tyre, Harry Maguirem si dhe një shumë e konsiderueshme e parave.

Kapiteni i Manchester United është kritikuar vazhdimisht për formën e dobët në sezonin e kaluar, mirëpo duket se ende vazhdon të ketë besimin e drejtuesve të cilët kanë refuzuar kërkesën e Barcelonës.

Pra te United kërkojnë transferimin e De Jong-ut, por ata nuk dëshirojnë të privohen nga kapiteni i tyre, për të cilin shpenzuan 87 milionë euro për ta transferuar nga Leicester-i në verën e vitit 2019.

Vlen të theksohet se 29 vjeçari është mbrojtësi që u shpenzuan më së shumti para në historinë e futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore