Sport

Barcelona kërkon futbollistë te Bayern Munich


Rivaliteti mes Barcelonës dhe Bayern Munich-ut nuk ishte vetëm në fushën e lojës në këto vitet e fundit.

Dy gjigandët evropianë, së fundmi janë përballur edhe në afatet kalimtare verore, duke transferuar futbollistë, apo duke kërkuar të njëjtit.

Vitin e kaluar, kampionët e Gjermanisë dëshironin t’i rrëmbenin Barcelonës talentin e tyre, Pedri-n, një nga elementët e pakët që po shkëlqen në një periudhë të errët te Barcelona.

Nicklas Sule, futbollist i Bayern Munich

Madje, drejtori teknik i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, provoi ta merrte falas talentin spanjoll, duke u munduar ta bindë që të mos nënshkruajë kontratë me Barçën.

Gjithsesi, në fund Pedri rinovoi kontratën me Barcelonën, por kjo nuk e heq faktin se Bayern-i provoi ta rrëmbente në një moment të komplikuar, gjë e cila irritoi së tepërmi katalanasit.

Kështu, siç raportohet nga mediat spanjolle, Barcelona tani kërkon të hakmerret nga klubi gjerman.

Gabriel Vidovic – Futbollist i Bayern Munich II

Në radarin e klubit katalanas, së fundmi ka përfunduar qendërmbrojtësi i Bayern-it, Nicklas Sule, i cili është pranë skadimit të kontratës dhe ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për ta rinovuar atë.

Sule i cili u ble nga Hoffenheim-i në vitin 2017 për shumën e 20 milionë eurove, nuk ka arritur ende marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në qershorin e ardhshëm.

Kenan Yildiz – Futbollist i Bayern Munich U19

Megjithatë, gjithnjë sipas mediave spanjolle, ky nuk është plani i vetëm i klubit katalanas.

Ata kërkojnë t’i rrëmbejnë Bayern-it edhe dy nga talentet më të mirë të ekipeve të të rinjve, 16 vjeçarin Kenan Yildiz dhe 18 vjeçarin Gabriel Vidovic.

Të dy futbollistët janë pjesë e akademisë së klubit të Bayern-it dhe shihen si talent premtues për futbollin e së ardhmes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore