Sport

Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e Ter Stegen-it


Marc-Andre ter Stegen-i është padiskutim një nga portierët më të mirë në historinë e Barcelona-s, në mos më i miri. Në nivelin e titujve ai nuk ka fituar shumë, por performancat e tij janë të shkëlqyera.

Gjermani rrallë kujtohet për gabimet dhe është një idhull për tifozët, si për performancën ashtu edhe për adaptimin e tij. Ai madje flet rrjedhshëm spanjishten dhe përdor edhe fraza katalanase.

Përulësia dhe profesionalizimi që ai ka, e kanë bërë atë një figurë të respektueshme.

Ter Stegen-i kushtoi 13 milionë euro, kur u ble nga Borussia Monchengladbach-u dhe ato para ja  kanë vlejtur në çdo qindarkë.

Në sezonet e para, ai ishte zëvendësues i Claudio Bravo-s, por që më pas e fitoi vendin në formacionin bazë. 28-vjeçar tashmë, gjermani është në moshën ideale për një portier, për të arritur pjekurinë maksimale në futboll.

Ndonëse Ter Stegen është një nga portierët më të mirë në qarkullim, në Kombëtaren e Gjermanise, ai nuk është preferuar përpara, Manuel Neuer-it, nga tekniku, Joachim Low.

Por, sido që të jetë, ter Stegen-i mbetet një portier i nivelit shumë të lartë, ndonëse Barcelona e ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

Arnau Tenas-i pritet të jetë emri më i ri në Barcelonë. Portieri 19-vjeçar aktivizohet me Barcelona B dhe me Spanjën U19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore