Sport

Barcelona, ‘Johan Cruyff’ shtëpia e re derisa të rregullohet ‘Camp Nou’


Barcelona po kërkon një strehim të përkohshëm, ndërsa pritet që së shpejti të fillojë punimet në “Camp Nou”. Deri më tani ka dy alternativa për shtëpinë e re të përkohshme të Barçës: “Lluis Companys Olympic” ose “Johan Cruyff”.

Ideja e presidentit të Barcelona-s, Joan Laporta, është që klubi blaugrana t’i luajë ndeshjet në shtëpi, në stadiumin “Johan Cruyff”.

Ky stadium përdoret nga Bacelona për stërvitje dhe gjithashtu pret ndeshjet në shtëpi për Barcelona B dhe skuadrën e femrave të Barcelona-s.

Në një sondazh të gazetës katalanase “Mundo Deportivo”, shumica e tifozëve të Barçës mbështesin idenë e zhvendosjes në “Johan Cruyff”, e ndikuar edhe nga vështirësitë që hasin në lëvizjen drejt stadiumit tjetër të sugjeruar “Lluis Companys Olympic”.

Nëse arrihet përfundimisht që Barcelona të luajë në “Johan Cruyff”, do të ishte një lëvizje e ngjashme si ajo e Real Madrid-it, pasi vendosi t’i luante ndeshjet në shtëpi në stadiumin “Alfredo di Stefano” në pritje të përfundimit të punimeve në “Santiago Bernabeu”.

Ideja e Barçës është edhe ndërhyrja në “Ciutat Esportiva”, ku ndodhet edhe “Johan Cruyff”, duke zgjeruar kapacitetin deri në 50 – 60 mijë spektatorë.

Por, gjithsesi, investimi në “Camp Nou” nuk do të nisë përpara vitit 2022. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti Laporta. Investimi i përgjithshëm pritet t’i kalojë 815 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore