Përballje

Barcelona i bën nder Real Madrid-it, ndal Sevilla-n në barazim


Rallë herë në dekadën e fundit Barcelona ka ardhur në një ndeshje si jo favorite, sidomos në La Liga.

Mirëpo, këtë sezon, katalunasit janë konsideruar si skuadra inferiore në plot takime me skuadra të mëdha.

I njëjti rast ishte edhe sonte, në transfertën e skuadrës blaugrane në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Skuadra e Xavi-t ishte mysafirë te Sevilla, në një ndeshje që për vendasit ishte shumë e rëndësishme – për kreun.

Një fitore eventuale, do t’i afronte andaluzët vetëm tri pikë me Real Madrid-in e vendit të parë.

Mirëpo, këtë nuk e lejoi Barcelona.

Pjesa e parë në fakt ishte shumë më e mirë për katalunasit.

Ata krijuan shumë raste, por nuk arritën të gjejnë golin nëpërmjet të riut Jutgla dhe Ousmane Dembele.

“Kur nuk shënon, pëson”, dhe ashtu ndodhi.

Në minutën e 34-të, pas një këndoreje mirë të ekzekutuar, pasimi i Ivan Rakitic e gjeti shumë bukur argjentinasin Papu Gomez, i cili shënoi për epërsinë e Sevilla-s.

Një këndore do të ishte vendimtare përsëri, por tani në këndin tjetër.

Krosimi i Ousmane Dembele ishte perfekt për Ronald Araujo-n, i cili kërceu më lartë se të gjithë dhe arriti të barazoj shifrat në 1-1.

Sevilla e nisi më mirë pjesën e dytë.

Mirëpo, veprimi i Jules Kounde, i cili goditi Jordi Alba-n me top në fytyrë, i la andaluzët me dhjetë njerëz në fushë dhe pa mundësi që të rrezikonin shumë.

Deri në fund, Barcelona krijoi disa mundësi por vetëm aq, rezultati nuk ndryshoi.

Sevilla tani ka 38 pikë, pesë më pak se Real Madrid-i i vendit të dytë, kurse Barcelona ka 28 dhe rrezikon të humbasë pozitën e shtatë në tabelë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore