Sport

Barcelona gjendet në krizë financiare


Klubi spanjoll, Barcelona, janë në një krizë të madhe financiare, pasi që burimet e të ardhurave te tyre janë zvogëluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Për këtë arsye ata po planifikojnë t’i zvogëlojnë pagat e lojtarëve, pasi që janë urdhëruar që të shkurtojnë shpenzimet për rreth 30 milion euro.

Gjigandi katalanas u godit edhe ne muajin nëntor te vitin 2020, me një zbritje të konsiderueshme në vlerë prej 250 milion euro, pas problemeve financiare të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Presidenti i La Liga Javier Tebas, shpjegoi atëherë se zvogëlimet e pagave ishin të domosdoshme për të ulur shpenzimet e tepërta të klubeve spanjolle, pasi mbështetësit dhe fansat e klubeve, nuk janë ende të lejuar të ndjekin ndeshjet në stadiume.

Por La Liga tani e ka urdhëruar Barcelonën të ulë edhe më shumë shpenzimet e pagave, duke e zvogëluar buxhetin e tyre nga 380 milion € në 347 milion €, një ulje prej nëntë për qind, sepse nuk ka shenjë që tifozët të kthehen në stadiumet Spanjës, dhe burimet e të ardhurave janë ulur plotësisht.

Kapiteni Lionel Messi është përfituesi më i madh aktual në klub ku paga e ti sillet rreth 26 milion euro në vit ndërsa Antoine Griezmann merr rreth 249 mijë euro në javë.

Lojtarët e Barcelonës ranë dakord për një ulje të pagës prej 70 për qind në Mars të vitit 2020, por diçka e ngjashme mund të jetë e nevojshme përsëri.

Kjo eshte një tjetër goditje e madhe për Barcelonën dhe presidentin e ri të klubit, i cili pritet të zgjidhet këtë muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore