Sport

Barcelona gati të sjellë një ish në ‘Camp Nou’


Barcelona po kërkon të përforcohet në fazën mbrojtëse dhe në modë është rikthyer një ish. Emri më i ri për prapavijen blaugrana eshte ai i Marc Bartra-s, sipas “Daily Mail”.

Bartra, aktualisht 30-vjeç, u bashkua me akademinë e Barcelona-s, “La Masia”-n, në moshën 11-vjeçare dhe më pas kaloi ekipet e moshave me radhë, derisa në 2012 kaloi në skuadrën e parë.

Me Barcelona-n, Bartra kreu 103 paraqitje, para se të kalonte në Bundesliga-n gjermane. Në vitin 2016, spanjollët e shitën atë te Borussia Dortmund-i për shifrën e 8 milionë eurove.

Pas dy sezonesh në “Signal Iduna Park”, Bartra u rikthye në La Liga. Real Betis-i pagoi 10.5 milionë euro në janarin e 2018 për shërbimet e mbrojtësit.

Qendërmbrojtësi bëri paraqitje të mirë në fitoren 1-0 të Betis-it përballë Barcelona-s në “Camp Nou”, para pak ditësh.

Eksperienca e tij, shihet si e vlefshme për skuadrën e Xavi Hernandez-it. Barcelona gjithsesi do të duhet të garojë me Milan-in, për shërbimet e Bartra-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore