Sport

Barcelona futet në garë për transferimin e sulmuesit argjentinas


Pas skuadrave angleze, Liverpool, Tottenham e Manchester United, edhe ekipi nga La Liga Barcelona, është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, kanë njoftuar mediumet spanjolle.

Dybala ende nuk e ka rinovuar kontratën me Juventusin e cila i skadon vitin e ardhshëm, kështu duke shtuar dyshimet për të ardhmen e tij tek ekipi nga Serie A.

Argjentinasi këtë edicion ka pasur probleme të shumta me lëndime, ku nuk mundi t’i shfaqë aftësitë e tij me klubin nga Torino.

Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar vetëm tre gola, dhe ka bërë dy asistime këtë edicion në 16 ndeshje me Juventusin.

Te Barcelona po shihet si zëvendësues i Lionel Messit, i cili mund te largohet nga “Camp Nou” si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Ai është pjesë e Juventusit prej verës së vitit 2015, kur u transferua nga Palermo për shumën e 40 milion euro, kurse vlera e tij aktuale në treg është 70 milion euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore