Sport

Barcelona fitore cinike ndaj Mallorca-s së Muriqit (VIDEO)


Barcelona ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Mallorca-s në transfertë. I përhershmi Robert Lewandowski ishte autori i golit të takimit.

Sfida ishte e dominuar prej katalanasve, por ata nuk do të mund të konkretizonin rastet e tjera që kishin. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 20, ku Lewandowski dërgoi në rrjetë topin e dhuruar nga Ansu Fati.

Me fitoren e arritur, Barcelona ngjitet në krye te La Liga-s me 19 pikë. Një pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak.

Kjo ishte fitorja e gjashtë për Barcelona-n në shtatë javët e para të kampionatit. Gjithashtu kanë dhe një barazim.

Lojtari i përfaqëuses së Kosovës, Vedat Muriqi ishte pjesë e takimit përgjatë gjithë 90 minutave. Megjithatë, ai nuk mundi të linte gjurmë kësaj radhe, pavarësisht se kishte një performancë të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore