Përballje

Barcelona fiton në ndeshjen dramatike përballë Real Sociedad


Ndeshja e parë e këtij sezoni në La Liga për Barcelonën ishte e befasishme dhe dramatike.

Dueli mes Barcelonës dhe Real Sociedad-it përfundoi me fitoren e katalunasve me rezultat 4:2.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e dominuar nga katalunasit, ndërsa pjesa e dytë ishte e baraspeshuar.

Ndeshjen e hapën Barcelona, pasi shënuan në minutën e 19-të me anë të Gerard Pique.

Dhe, shumë pak sekonda para se të përfundonte pjesa e parë, Barcelona shënuan përsëri, këtë herë me norvegjezin Martin Braithwaite.

Fillimi i pjesës së parë ishte po ashtu në favor të katalunasve, pasi shënuan përsëri me anë të Martin Braithwate në minutën e 59-të.

Pas shumë tentimeve të Sociedad, ata gjetën golin e tyre të parë në minutën e 82-të me Julen Lobete Cienfuegos.

Vetëm tre minuta më pas Sociedad ngushtuan epërsinë në 3:2, duke shënuar me Mikel Oyarzabal.

Megjithatë, për t’i dhënë fund shpresave të Sociedad, u përkujdes Sergio Roberto i cili shënoi në minutën e 91-të.

Kjo ishte ndeshja e parë e katalunasve pa yllin argjentinas, Lionel Messi, dhe ata e përfunduan me fitore dhe tre pikë në tabelën e La Liga-s.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore