Sport

Barcelona fiton në frymën e fundit


Barcelona ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Real Valladolid-it. Golin e fitores e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 90+ të kohës shtesë.

Barcelona u përballë me Valladolid-in në “Camp Nou” për llogari të javës së 29 në La Liga. Edhe pse fitorja e katalanasve ishte me rezultat të ngushtë, loja fliste vetëm në njëri krah.

Në pjesën e parë të takimit, Barcelona kreu 359 pasime, me saktësi 90%, kundrejt 156 pasimeve të miqëve, që saktësin e kishin 62%.

Qarkullimi i topit në pjesën e parë arriti 64% për djemt e Ronald Koeman-it. Ndërsa goditën edhe shtatë herë në drejtim të portës kundërshtare. Valladolid-i në këtë pjesë lëshoi katër goditje në drejtim të portës së Barcelona-s.

Pjesa e dytë fliste akoma dhe më shumë për Barcelona-n. Qarkullimi i topit nga katalanasit arriti në 72%, 18 goditje drejt portës kundërshtare dhe 338 pasime, nga të cilat 300 ishin të sakta.

Në krahun tjetër, Valladolid-i goditi tre herë në drejtim të portës së Barcelona-s dhe kreu vetëm 81 pasime të sakta, nga 125.

Me gjithë përpjekjet e Barcelona-s, duhet të pritej minuta e 90+ e shtesës që të arrihej goli i fitores. Dembele do të shënonte pas asistit nga Ronald Araujo.

Edhe pse Dembele i dha tri pikët Barcelona-s, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Jordi Masip-i. Portieri i Valladolid-it ishte më i miri në fushë, duke ndaluar në shumë raste aksionet e rrezikshme të Barcelona-s.

Me fitoren e arritur, Barcelona renditet në vendin e dytë në La Liga, me 65 pikë pas 29 ndeshjesh. Katalanasit gjenden një pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Atletico Madrid-i dhe dy pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Real Madrid-i

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore