Përballje

Barcelona fiton në frymën e fundit


Barcelona është rikthyer te fitorja pas disa rezultateve negative.

Katalunasit vuajtën shumë, por arritën fitoren në ndeshjen që luajtën përballë Alaves në “Mendizorroza”.

Ndeshja ishte shumë e qetë, me pak raste.

Deri në fund u duk se ky takim do të mbyllej ashtu edhe si nisi, por kjo nuk ndodhi.

Në minutën e 87-të, Frenkie De Jong gjeti fundin e rrjetës duke thyer zemrat e vendasve.

Asistues i tij ishte Ferran Torres, që e ka nisur pozitivisht karrierën me katalunasit.

Pas shumë kohësh, Barcelona ngjitet në vendin e pestë në tabelë.

Pas 21 ndeshjeve të zhvilluara, katalunasit kanë 35 pikë, një më pak se Atletico Madrid që ndodhet në vendin e katërt.

Ndeshjen e radhës, katalunasit e zhvillojnë pikërisht përballë Atletico-s në “Camp Nou”.

Alaves në anën tjetër mbetet e parafundit në tabelë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore