Përballje

Barcelona, e frikshme


Perfekte në çdo aspekt, pikërisht në momentet e duhura të sezonit në La Liga.

Barcelo jo vetëm që fiton, por atë e bëjnë bindshëm.

Një skuadër e ringjallur pas emërimit të Laporta-s, një shpirt kolektiv i mrekullueshëm, që shihet qartë në fushë.

Për të mbajtur hapin me Atletico-n dhe Real-in, Barcelona u përballë me Sociedad-in, në një vizitë që në letër nuk ishte aspak e lehtë, por në fushë dukej sikur Barcelona luante me një skuadër nga kategoria e tretë.

Gjashtë, kaq herë shënuan katalunasit në “Anoeta” kundër vendit të pestë të Sociedad-it.

Messi dhe Dest nga dy herë, Griezmann në ditëlindjen e tij të 30-të dhe Dembele nga një herë.

Barrentexea shënoi golin e flamurit të bardhë për vendasit, të cilët turpërohen keq nga furia blaugrane.

62 pikë ka Barcelona, katër më pak se Atletico e dy më shumë se Real Madrid-i.

Katalunasit kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar para El Clasico-s vendimtare të sezonit që zhvillohet në Madrid.

Me formën e mrekullueshme që po kalojnë dy skuadrat, një super duel po na pret.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore