Përballje

Barcelona e fiton El Clasico-n, titulli duket çështje e mbyllur


Barcelona ka triumfuar në shtëpi ndaj Real Madrid-it, duke e mposhtur me rezultat 2:1 në ndeshjen e javës së 26-të në La Liga.

Mysafirët nga Madridi e nisën më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e nëntë.

Një depërtim nga krahu i Vinicius Junior dhe një harkim i tij, bëri që topi të devijohej në rrjetën e Barcelonës nga koka e mbrojtësit të tyre, Roland Araujo-s.

Pas golit të pranuar, Barça e shtoi presionin dhe golin e barazimit arriti ta gjejë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pas disa tentativave të katalanasve, topi i kthye në këmbët e Sergi Roberto-s dhe ky i fundit nga afër zonës e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte me disa raste nga dyja skuadrat, por drama ndodhi në fund.

Në minutën e 83-të, Real-i e shënoi golin e epërsië me anë të Marco Asensio-s, por ishte sistemi VAR që e anuloi atë për një pozicion milimetrik jashtë loje.

Dhe, në minutën e dytë shtesë, Barcelona ia doli ta shënojë golin e fitores, kur Franck Kessie realizoi pas një kundërsulmi, i asistuar nga Alejandro Balde.

Me këtë fitore, çështja e titullit kampion në La Liga duket praktikisht e mbyllur, duke qenë se Barcelona tani kryeson në plus 12 pikë nga Reali.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore