Sport

Barcelona dhe Real-i mbi 600 milionë euro arkëtime nëse fitonin Superligën Europiane


Projekti i Superligës Europiane ishte një “minier ari” për klubet pjesëmarrëse, por veçanërisht për dyshen spanjolle Barcelona – Real Madrid. Nëse një nga dy klubet e lartëpërmendura do e fitonte Superligën, do të arkëtonte mbi 600 milionë euro, raporton Mundo Deportivo.

Joan Laporta përpara se të zgjidhej president i Barcelona-s, në sondazhet e bëra, rezultoi se klubi kishte humbje rreth 300 milionë euro, të cilat do të rikuperoheshin nga hapja e Camp Nou dhe marrevëshjet sponsorizuese. Por, në asnjë rast ai nuk përmendi Superligën.

Pasi u zgjodh në krye të Barcelona-s, Laporta tha se kishin mundësi që të shfrytezonin më shumë kanale biznesi për të rritur të ardhurat e klubit, pa përjashtuar Superligën dhe duke hapur Barça Corporate dhe Espai Barça, në marrëveshje me Goldman Sachs.

Një muaj e gjysmë pasi u zgjodh president, Laporta i dha dritën jeshile Superligës. Marrëveshje e cila i sillte klubit në mënyrë të menjëherëshme 350 milionë euro dhe më shumë se 600 milionë euro nëse dilnin kampion.

Situata është e ngjashme edhe te Real Madrid-i. Klubi kryeqytetas nëse fitonte Superligën, do të arkëtonte mbi 600 milionë euro, pasi hynte te elita e klubeve pjesëmarrëse.

Në krahasim me Ligën e Kampionëve, Superliga është dukshëm më superiore nga ana ekonomike. Barcelona e ka pasur maksimumin e arkëtimit nga Liga e Kampionëve në sezonin 2018/19 ku mori rreth 118 milionë euro. Real-i në sezonin 2017/18, kur fitoi titullin, arriti të arkëtonte rreth 89 milionë euro.

Shpërndarja e të ardhurave në Ligën e Kampionëve është pikënisja që ka pasuar krisjen midis klubeve të mëdha në futbollin europian dhe institucioneve përgjegjëse të futbollit, UEFA dhe FIFA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore