Sport

Barcelona dhe Juventus po negociojnë një marrëveshje shkëmbimi mes Griezmann dhe Dybala


Sipas prestigjiozes franceze, L’Equipe, Barcelona dhe Juventus janë duke negociuar një marrëveshje shkëmbimi mes futbollistëve të tyre, Antoine Griezmann dhe Paolo Dybala.

Duket se ky shkëmbim do t’iu përshtatej të dy klubeve, pasi që drejtuesit e Juventus-it, deri më tani nuk kanë arritur ende marrëveshjen me Dybala-n, për zgjatjen e kontratës, e cila i skadon në verën e vitit 2022.

Në anën tjetër, edhe Barcelonës do t’i konvenonte ky transferim, që gjithashtu ishin në bisedime edhe me Atletico Madrid-in, për një shkëmbim të mundshëm me futbollistin e tyre, Saul Niguez.

Megjithatë, ky shkëmbim nuk ndodhi pasi që madrilenët nuk ishin gati të marrin përsipër pagën e lartë që përfiton sulmuesi francez te Barça.

Pra, e vetmja pengesë e klubit spanjoll me atë italian, mund të bëhet përsëri paga 18 milionë euro që Griezmann aktualisht përfiton në Spanjë.

Griezman u transferua te Barcelona në verën e vitit 2019 për një shifër prej 120 milionë eurove.

Ndërsa gjatë 99 paraqitjeve në të gjitha garat me skuadrën “blaugrana” Griezmann arriti shifrën e 35 golave.

Në anën tjetër, Paolo Dybala është pjesë e skuadrës së Juventusi-t që nga viti 2015, kur u transferua nga Palermo për shumën e 40 milionë eurove.

Gjatë gjashtë sezoneve me bardhezinjtë, Dybala arriti të shënojë 100 gola në 254 paraqitje në të gjitha garat.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore