Përballje

Barcelona deklason Athletic Bilbaon në finalen e Copa Del Rey


Finalja e Copa Del Rey mes Athletic Bilbao dhe Barcelona ishte fantastike e cila përfundoi me fitore të katalunasve me rezultat 4:0.

Barcelona fituan trofeun e tyre të pare këtë sezon dhe po ashtu titullin e 31-të të Copa Del Rey në histori të klubit katalunas dhe po ashtu Barcelona bëhen klubi me më së shumti Copa Del Rey të fituara në histori të këtij trofeu.

Pjesa e parë nuk ishte shumë dinamike ku të dy skuadrat nuk rrezikuan portën shpesh dhe mbaroi me rezultat 0:0.

Pjesa e dytë ishte totalisht e Barcelonës ku shënuan dy gola dhe dominuan bindshëm lojën.

Messi dhe De Jong ishin dy lojtarët më të mirë në këtë ndeshje ku argjentinasi shënoi dy gola dhe holandezi me një gol.

Goli i pare u shënua me anë të Antoine Griezmann në minutën e 60-të nga një asistim i Frenkie De Jong.

Pas vetëm tre minutave u shënua goli i dytë me anë të De Jong i cili shënoi nga një krosim i Jordi Alba.

Në minutën e 68-të ndodhi magjia e ndeshjes ku Lionel Messi morri topin nga gjysma e fushfës dhe kaloi një pjesë të madhe të ekipit dhe u kombinua me De Jong për të dhënë një gol fantastik për 3:0.

Pas katër minutash Messi shënoi përsëri nga një asistim i Jordi Alba për rezultatin përfundimtar 4:0.

Pas fitores së titullit të Copa Del Rey, katalunasit do synojnë La Ligën ku ndodhen vetëm dy pikë larg nga vendi i parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore