Sport

Barcelona arrin të nënshkruaj Rey Manaj, Depay dhe Garcia-n, pasi Pique pranoi të ul pagën e tij


Barcelona ka njoftuar regjistrimin e Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj pasi arritën një marrëveshje me Gerard Pique për të ulur pagën e tij.

Gjigantët spanjollë janë ende të tronditur nga largimi i Lionel Messit i cili u bashkua me Paris St Germain pasi klubi nuk ishte në gjendje ta nënshkruante argjentinasin.

Barcelona konfirmoi se të tre lojtarët e rinj do të jenë në dispozicion për ndeshjen e parë të së dielës në LaLiga kundër Real Sociedad.

Një deklaratë në faqen tyre zyrtare shkruante se ata arritën të nënshkruajnë tre lojtarët pasi Pique uli pagën e tij.

“Barcelona arriti të nënshkruaj Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj për të luajtur në La Liga. Kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje me Gerard Pique ku paga e kapitenit të dytë të Barcelonës është ulur ndjeshëm”.

“Kjo do të thotë që të gjithë lojtarët e ekipit të parë do të jenë në dispozicion për përzgjedhje nga Ronald Koeman për ndeshjen hapëse të kësaj të diele në Liga kundër Real Sociedad”.

“Klubi po vazhdon gjithashtu të punojë me dy kapitenët e tjerë, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, për të përshtatur pagat e tyre me situatën aktuale të klubit. Duhet të theksohet se të dy lojtarët janë plotësisht të gatshëm për të bashkëpunuar”, përfunduan ata.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore