Sport

Barça kërkon plan ‘B’ për rinovimin e ‘Camp Nou’-t


Barcelona po kërkon stadiume për të zhvilluar ndeshjet e tyre si vendas, në mënyrë që të nisë rinovimin e “Camp Nou”-t.

Në klub konsiderohet si urgjente që punimet në “Camp Nou” të fillojnë sapo sezoni të përfundojë.

Te katalunasit ka një frymë, sipas të cilës, të gjithë drejtuesit besojnë së kanë mbetur shumë prapa klubeve të tjera, sidomos kundër gjiganteve spanjolle.

Real Madrid-i është shumë afër përfundimit të stadiumit të ri, kurse Atletico Madrid tash e katër vite luan në një stadium të jashtëzakonshëm, “Wanda Metropolitano”.

Për këtë arsye, në fund të majit, do të mblidhet asambleja e Barcelonës për të diskutuar stadiumet e mundshme, ku Barcelona mund t’i zhvillojë ndeshjet.

Disa nga mundësitë, sipas mediave katalunase, janë:

Estadi Olimpic Luiz.

Ky është një stadium olimpik, që shërben për sporte të ndryshme.

I ndërtuar më 20 maj të vitit 1920, stadium ka një kapacitet prej 60,713 ulësesh.

Estadi Montilivi.

Stadium ky në shërbim të skuadrës nga liga e dytë e Spanjës, Girona.

Edhe Girona, sikurse Barcelona, janë skuadër katalunase.

Estadi Montilivi është ndërtuar në vitin 1970, dhe ka një kapacitet prej 11,200 ulësesh.

Këto janë dy mundësitë e para për Barcelonën.

Si mundësi ishte shqyrtuar edhe stadiumi i Espanyol-it, “Cornella El Prat”.

Por, rivaliteti i ashpër mes dy skuadrave, e bën këtë gjë të pamundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore