Lajme

Obama: teoritë kospirative po përçajnë Amerikën


Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, në një intervistë për BBC , deklaroi që teoritë e konspiracionit po përçajnë vendin.

Për Joe Biden, zëvëndëspresidentin e tij në kohën kur qeveriste, Obama thotë se fitorja e tij në zgjedhjet e 2020-ës janë vetëm fillimi i largimit të këtij problemi.

Obama shprehet se trajtimi i një kombi të polarizuar nuk mund t’i lihet vetëm vendimeve të politikanëve, por gjithashtu kërkon edhe ndryshime strukturore dhe njerëz që dëgjojnë njëri tjetrin, duke rënë dakord mbi një grup të përbashkët faktesh para se të argumentojnë se çfarë do bëjnë për to.

Sidoqoftë ai thotë se sheh shpresë të madhe në qëndrimet e të brezit të ardhshëm, duke i nxitur të rinjtë të kultivojnë optimizmin për një botë që mund të ndryshojë.

“Zemërimi dhe inati midis Amerikës rurale dhe urbane, emigracioni, padrejtësitë , pabarazia si dhe  teoritë e konspiracionit – ato që disa i kanë quajtur ” lajme të pavërteta” janë përmirësuar nga disa media amerikane “- thotë Obama.

“Ne jemi shumë të ndarë tani, sigurisht më shumë sesa ishim kur unë kandidova për herë të parë në detyrë në 2007 dhe fitova presidencën në 2008,” thotë ish-presidenti./Përshtatur nga Albanianpost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore