Lajme

Banorët e Ukrainës strehohen në stacionet e metrosë nëntokësore


Banorët e Ukrainës qëndruan në stacionet e metrosë për t’i shpëtuar ditës së parë të sulmeve ushtarake ruse në vend.

Fotot treguan një mori banorësh dhe familjesh – duke përfshirë qytetarë të moshuar dhe foshnja në karroca – duke kaluar natën në stacionet e metrosë në Kiev dhe Kharkiv.

Në Ukrainë ishte vendosur një shtetrrethim gjatë natës dhe stacionet e metrosë mbetën të hapura për të shërbyer si strehë për bomba.

Mijëra ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre për të gjetur siguri në vendet fqinje – një shifër që Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët vlerëson në më shumë se 100 mijë.

Polonia – e cila shtrihet drejtpërdrejt në perëndim të Ukrainës – ka ngritur gjithashtu qendra pritjeje përgjatë kufirit të saj në përgatitje për fluksin e refugjatëve të luftës.

Ndërsa, bombardimet mbi kryeqytet dhe lufta në shumë qytete të tjera, vijon të jetë e fortë.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore