Shqipëria

Banorët e pallatit në protestë para Bashkisë së Tiranës


Banorët e pallatit  në ndërtim të dy biznesmenëve, Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, në rrugën “Ndre Mjeda”, kanë dalë sot në protestë para Bashkisë së Tiranës. Ata kanë drejtuar sytë nga shteti për hyrjet e tyre, të cilat i kanë paguar me kohë.

Njëri nga banorët u shpreh se shpresojnë që t’ju japing zgjidhje këtij problem.

“Pallati është kantier ndërtimi dhe nuk lejon të banojë njeri brenda, kur në fakt aty shumica e banorëve banojnë. Albert Allmuca thotë se z.Sinaj ka braktisur ndërtimin dhe unë nuk ju njoh si banorë të pallatit. Ata janë në proces gjyqësor, ne nuk arrijmë t’i marrim vesh”.

Një banor tjetër është shprehur se njëri nga ortakët, pikërisht Llanaj, ka premtuar që hyrjet do të mbarohen brenda gjashtë muajve, po të mos ishin pezulluar punimet.

“Ne kërkojmë nga z.Veliaj të lejojë Llanajn të vazhdojë punimet”.

Banorët kërkojnë edhe ndërhyrjen e policisë.

Ndalimi i punimeve të pallatit ka ndodhur si pasojë e një sherri, ku u përdorën edhe armë, midis dy ortakëve, me datën 13 janar të këtij viti.

Si pasojë e përleshjes me armë, ka mbetur i plagosur biznesmeni Sino Llanaj dhe një kalimtar i rastit. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq i lënduar ka mbetur edhe roja i objektit, pasi besohet se ishte goditur me grushte dhe sende të forta nga Allmuça./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore