Lajme

Bankat kineze ngrijnë depozitat, valë protestash në Zhengzhou


Në qytetin kinez të Zhengzhou-t janë plagosur disa protestues pas ngrirjes të depozitave nga disa banka.

Përplasja është regjistruar me ndërhyrjen e personelit të sigurisë për të shpërndarë turmën.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Bankat ngrinë depozitat me vlerë miliona dollarë në muajin prill.

Kjo, duke u thënë klientëve se po përmirësonin sistemet e tyre të brendshme.

Që atëherë, bankat nuk kanë lëshuar asnjë komunikim për këtë çështje, thanë depozituesit.

Asnjë nga bankat nuk i është përgjigjur e-maileve dhe telefonatave që kërkonin koment.

Mediat kineze sakaq kanë raportuar se depozitat e ngrira mund të kapin vlerën deri në 1.5 miliardë dollarë dhe autoritetet po hetojnë tre bankat.

Rreth 1 mijë njerëz u mblodhën jashtë degës “Zhengzhou” të bankës qendrore të Kinës të dielën për të kërkuar paratë e tyre.

Videot dhe fotografitë në mediat sociale tregojnë depozituesit me pankarta në duar.

Bankat, të cilat përfshijnë “Yuzhou Xinminsheng Village Bank” dhe “Shangcai Huimin Country Bank”, janë nën hetim nga autoritetet.

Kjo, për mbledhje të paligjshme fondesh, raportoi agjencia shtetërore “Global Times”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore