Teknologji

Bankat digjitale në Evropë marrin thirrje për zgjim


Të ashtuquajturat neobanka në Evropë kanë pësuar humbje të thellë në vitin 2020-të, duke u goditur me ankesa nga klientët në lidhje me shërbimin, por edhe duke u përçarë për shkak të krizës së Covid-19.

“Falë krizës së pandemisë, ka pasur një thirrje zgjimi për disa nga këto neobanka”, ka thënë Ali Niknam, CEO dhe themelues i bankës online Hollandeze “Bunq”. “Për të drejtuar një biznes të shëndetshëm, keni nevojë për sjellje të shëndetshme të biznesit”, ka shtuar ai.

Ashtu si shumë banka fillestare, Bunq mund të humbasë rreth 14 milionë euro këtë vit. Deri më sot, Bunq nuk ka pranuar ndonjë financim të jashtëm nga kapitalistët e sipërmarrjeve, dhe Niknam-i mbetet aksioneri i saj i vetëm.

Niknam-i ka thënë se ai është në gjendje të financojë ato humbje me fitimin që ai bën nga një kompani tjetër që ai zotëron, ofruesi i emrave të domain-it në internet TransIP.

Ndërkohë Nik Storonsky, themeluesi dhe CEO i “Revolut”, ra dakord me Niknam-in që disa firma mund të bëhen shënjestra e ofertave të marrjes në dorëzim.

“Disa banka nuk do të jenë në gjendje t’i mbijetojnë Covid-it, sepse ato janë shumë të varura nga pagesat dhe shkëmbimet, veçanërisht këtu në Evropë”, tha Nik Storonsky për median CNBC transmeton AlbanianPost.

“Pjesa më e madhe e të ardhurave të bankave fillestare vijnë nga tarifat që krijohen sa herë që një klient përdor kartën e tij për të bërë një pagesë. Ne do të shohim qartë edhe fitues edhe humbës në këtë lojë në Evropë”, shtoi Storonsky./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore