Shqipëria

BEI, 80 milionë euro ujësjellësit në Tiranë


Banka Evropiane e Investimeve (BEI), ka ofruar një shumë prej 80 milionë euro për transformimin e furnizimit të rrjetit me ujë të pijshëm në kryeqytetin e Tiranës.

Projekti do të kontribuojë në përmirësimin e përdorimit të burimeve natyrore, për realizimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe të sigurt te rrjetit me ujë te pijshëm,  duke zvogëluar njëkohësisht shpërdorimin e energjisë.

Banka Evropiane e Investimeve ka shkruar ndër të tjera në faqen e saj, se projekti i ideuar nga Bashkia e Tiranës, pritet që gjatë fazës së realizimit të tij, të ndikojë pozitivisht në sektorin ekonomik.

Problematika e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Tiranës, ka 30 vite që është prezente, ku vetëm në korrik të vitit 2015, u ndërpre uji për një muaj në disa zona të kryeqytetit të Tiranës.

Ndërkohë si pasojë e ngjarjes së tërmetit të para një viti, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj bëri me dije, se “një nga problematikat” e hasura nga inxhinierët, ishte pikërisht vendosja e depozitave.

“Bashkia Tiranë ka vendosur të heq gjithë depozitat e ujit nga tarracat e pallateve të cilat rrezikojnë jetët e njerëzve. Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosen në ambientet me pronësi të përbashkët në katet e para”, ka thënë ndër të tjera Veliaj.

Megjithatë, edhe pas planeve dhe premtimeve të parashtrua deri më tani, situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Tiranë ka mbetur ende kritike./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore