Financa

Banka e Singaporit: Kriptomonedhat mund të zëvendësojnë arin


Banka e Singaporit ka deklaruar që kriptomonedhat kanë potencialin për të zëvendësuar pjesërisht arin si një depozitë me vlerë.

Para se të mund të ndodhë kjo, megjithatë, kriptomonedhatt duhet të kapërcejnë pengesa të ndryshme. Pengesat lidhen me paqendrueshmërinë e lartë dhe mungesën e rregulloreve financiare në lidhje me tregjet e kriptomonedhave.

Investitorët kanë nevojë për institucione të besueshme që të jenë në gjendje të mbajnë monedhat dixhitale në mënyrë të sigurt.

Likuiditeti duhet të përmirësohet ndjeshëm për të zvogëluar paqëndrueshmërinë në nivele të menaxhueshme.

Nëse këto çështjet mund të zgjidhen, Bitcoin mund të përdoret në portofolet e investitorëve si një aset i mundshëm depozitash dhe diversifikimi të pasurisë.

Kriptomonedhat janë të lehta për t’u lëvizur dhe ruajtur kur krahasohen me metale të çmuara, edhe pse ato janë gjithashtu subjekt piraterie.

Sipas Bankës së Singaporit, qeveritë duhet të jenë shumë të kujdesshme ndaj çdo teknologjie që mund të zhvendosë monedhat kombëtare./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore