Lajme

Banka e Amerikës me një ekip dedikuar studimit të kriptovalutave


Banka e Amerikës ka krijuar një ekip të dedikuar për kërkimin e kriptovalutave dhe teknologjive të lidhura me to.

Kriptovalutat dhe pasuritë digjitale janë “një nga ekosistemet e teknologjisë në zhvillim me rritjen më të shpejtë”, shkroi Candace Browning, kryetarja e kërkimit global të Bankës së Amerikës, në një shënim, i cili u raportua së pari nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”.

“Sektori aktualisht vlerësohet në rreth 2 trilionë dollarë dhe firmat sipërmarrje në rritje dhe po bëjnë investime të rëndësishme në kompanitë e kripto-ve,” shkroi ajo.

Banka e Amerikës është “pozicionuar në mënyrë unike për të siguruar udhëheqjen e studimit për shkak të analizës sonë të fortë të hulumtimit të industrisë, platformës globale të pagesave dhe ekspertizës sonë me teknologjinë blockchain”.

Banka e Amerikës ka “flirtuar” me teknologjinë blockchain, “kushëriri më i respektuar” i kriptos, për vite me radhë.

Por Banka e Amerikës ka qenë më e ngadaltë se mega-bankat rivale të tilla si “JPMorgan” dhe “Goldman Sachs”, të cilat kohët e fundit rihapën tryezën e tyre të tregtimit të kriptove.

Ekipi i ri i hulumtimeve të kriptos sugjeron që gjërat mund të ndryshojnë në bankën e dytë më të madhe për nga pasuria, në SHBA.

Grupi do të drejtohet nga  veterani i Bankës së Amerikës, Alkesh Shah, një anëtar themelues i grupit të strategjisë së të dhënave dhe inovacionit të bankës me bazë në Karolinën e Veriut dhe do t’i raportojë Michael Maras, kreut të ekipit global të kërkimit për të ardhurat fikse, valutave dhe mallrave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore