Kosova

Banka Botërore: Kosova ka shënuar ulje të shkallës së varfërisë


Ilustrim

Kosova ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik duke ulur shkallën e varfërisë dhe duke rritur të ardhurat për kokë banori, thuhet në raportin e Bankës Botërore, e cila miratoi Kornizën e re të Partneritetit të Vendit për vitet fiskale 2023-2037.

Banka Botërore, thuhet në raport, se “gjeti një rritje prej afro 50% të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35% të varfërisë, duke demonstruar një tranzicion të suksesshëm nga një model rritjeje i bazuar në varësinë e lartë nga ndihma e huaj”.

Kosova tani lë pas “vendet homologe me të ardhura të ngjashme për kookë banori, falë zgjerimit të vazhdueshëm të konsumit dhe investimeve, të nxitura nga hyrjet e forta nga diaspora, investimet publike në infrastrukturë dhe thellimi financiar, në kushtet e një situate të qëndrueshme fiskale dhe një inflacioni të ulët, mjedisit”, thuhet në një deklaratë për medie të Bankës Botërore.

Edhe pse janë shënuar përmirësime, megjithatë çështja e varfërisë dhe papunësisë mbetet akoma.

Në këtë publikim, Banka Botërore (BB) ka thënë se “strategjia e re për Kosovën thekson prioritetet për angazhimin e Grupit të Bankës Botërore në vend gjatë pesë viteve të ardhshme, të cilat do të kontribuojnë në efikasitet dhe cilësi më të madhe të shërbimit publik, më shumë vende pune formale, në sektorin privat dhe rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore”.

BB tha më tej, “Kosova mund të përfitojë nga riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, duke rritur punësimin më të mirë për të gjithë dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm që mbron mjedisin për gjeneratat e ardhshme”.

Strategjia e re e Grupit të Bankës Botërore mbështet aspiratën e Kosovës për të arritur këtë transformim dhe për t’u integruar plotësisht në institucionet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor 2022, por do të përballet me disa pengesa gjatë rrugës, duke përfshirë bindjen e pesë shteteve anëtare për të njohur sovranitetin e saj. Ato janë Qiproja, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore