Lajme

Bangladesh, zjarr në tregun pranë kampit të refugjatëve (VIDEO)


Një zjarr shkatërroi më shumë se 20 dyqane në një treg të improvizuar. Ai ishte i vendosur pranë një kampi refugjatësh Rohingya në Bangladeshin jugor. Nga ky aksident mbetën të vdekur tre persona.

Zjarri shpërtheu natën teksa banorët e Kampit të Refugjatëve Kutupalong Rohingya të Myanmarit ishin në gjumë.

Zjarrfikësit luftuan për më shumë se tre orë për të mbajtur flakët nën kontroll. Origjina e zjarrit ende nuk është konstatuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore