Art&dizajn

Banesa sekrete brenda kullës Eiffel


Brenda kullës Eiffel, ka qenë e fshehur një banesë sekrete e panjohur për publikun e gjërë dhe vizitorët.

Kulla e çelikut, e cila  ndodhet në sheshin ‘Champ de Mars’ në Paris, është bërë ikonë ndërkombëtare franceze dhe një nga strukturat më të njohura mbarëkombëtare. Kulla Eiffel, si ndërtesa më e lartë në Paris, është monumenti me pagesë më i vizituar në botë.

E emërtuar sipas inxhinierit dhe projektuesit, Gustav Eiffel, kulla u ndërtua si hark hyrës për Panairin Botëror të 1889-ës.

Por që nga ajo kohë nuk dihej se ishte projektuar edhe një banesë e fshehtë, që i përket konstruktorit francez.

Tani është bërë e mundur që të vizitohet nga afër banesa sekrete brenda simbolit të Parisit. Ajo të kthen pas në shekullin e 19 me tepihët, tapetat, ormanët si dhe dhomën e vogël të fjetjes.

I përket një stili autentik të asaj kohe dhe ka karakteristikat e shtëpisë modeste të Parisit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore