Stil

Bambuja, shqetësim në industrinë tekstile


Përdorimi i bambusë në industrinë tekstile rezulton të mos jetë aq miqësor me natyrën.

Bota e modës ka nisur eksperimentimin me materiale alternative si bambuja për t’i ardhur në ndihmë prodhimit me bazë fibrash bimore.

Bambuja është vlerësuar si një nga pëlhurat më të qëndrueshme që mund të zgjidhet. Mirëpo, procesi deri te servirja e produktit përfundimtar nuk është gjithmonë aq i natyrshëm.

“Pothuajse për të gjitha fibrat e bambusë të përdorura në prodhimin e tekstilit industrial, nuk përdoret bambu natyrale”, identifikon Standardi Global i Tekstilit Organik. Gjatë procesit të prodhimit, bambuja përzjehet me pëlhura që përmbajnë fije artificiale.

Përdorimi i bambusë ka filluar pas një raporti të Kombeve të Bashkuara ku prodhimi i veshjeve përdor më shumë energji sesa industria e aviacionit dhe transportit sëbashku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore