Zgjedhjet në Kosovë

Balotazhi krijon hartë të re në komunat e Kosovës


Zgjedhjet lokale në Kosovë.

21 komuna të Kosovës shkuan në balotazh në zgjedhjet e 14 tetorit, për të garuar përsëri në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajt të dielën e 14 nëntorit.

Në komunën e Prishtinës, garën e fitoi kandidati Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës i cili garonte me kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia.

Akoma pa përfunduar numërimi i votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Vitia i uroi fitoren Ramës.

Vitia në konferencë për shtyp tha se, “Prishtina tashmë e ka kryetarin e saj të zgjedhur”.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, Përparim Rama nga LDK-ja  ka marrë 51,07 për qind ose 40 mijë e 659 vota.

Ndërsa, Arben Vitia nga LVV ka 48,93 për qind ose 38 mijë e 958 vota.

Perparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kundërkandidati nga Lëvizja Vetëvendosje Arben Vitia.

Në komunën e Prizren, fitues është shpallur Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili ishte në garë me kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje Mytaher Haskuka

Pas numërimit të gjitha votave të rregullta, Shaqir Totaj nga PDK ka marrë 27 mijë e 17 vota apo 51,01 për qind, ndërsa Mytaher Haskuka nga LVV ka marrë 25 mijë e 942 vota apo 48,99 për qind.

Nga KQZ-ja, votat kanë përfunduar edhe në komunën e Shtimes.

Nga 27 mijë e 15 vota, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Qemajl Aliu ka marrë 6 mijë e 920 vota ose 50,71 për qind ndërsa kundërkandidati, Naim Ismajli nga PDK ka marrë 6 mijë e 726 vota me 49,29 për qind.

Shaqir Totaj dhe Memli Krasniqi duke festuar fitoren në komunën e Prizrenit..

Në komunën e Podujevës, fitues ka dalur të jetë Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai mori 51,84 përqind të votave të përgjithshme në Komunën e Podujevës.

Bulliqi, arriti të kryesojë me mbi 1 mijë e 200 vota ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni i cili mori 48,15 përqind të votave.

Shpejtim Bulliqi mori 20 mijë e 282 vota, ndërsa Ekrem Hyseni mori 18 mijë e 845 vota.

Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në Drenas, kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të vazhdoj mandatin e tretë si kryetar i kësaj komune.

Mbi 96 për qind e votave janë numëruar në Komunën e Drenasit.

Gara mes Ramiz Lladrovcit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe kandidatit Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin shënon fitore bindëse për Lladrovcin.

Ramiz Lladrovci nga PDK-ja ka marrë 11 mijë e 160 të votave ose 54,59 për qind, ndërsa Driton Ajazi ka marrë 9 mijë e 472 vota ose 45, 91 për qind.

Komuna e Kaçanikut, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale, zgjodhi përsëri Partinë Demokratike të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar qeverisës.

Kandidati i PDK-së, Besim Ilazi, mori 53 për qind të votës së përgjithshme qytetare, ndërsa Jeton Raka, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, mori 46,80 për qind të votave.

Besim Ilazi mori 7 mijë e 184 vota, ndërsa Jeton Raka, mori 6 mijë e 321 vota.

Në komunën e Gjakovës, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 20 mijë e 254 vota ose 56,06 për qind kështu duke e shpallur fitoren në këtë komunë.

Kundërkandidatja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 15 mijë e 873 vota ose 43,94 për qind.

Kaçaniku, qëndron në qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës tashmë qe 21 vite.

Ardian Gjini dhe Mimoza Kusari Lila në balotazh për komunën e Gjakovës.

Edhe në komunën e Klinës ka përfunduar votimi i të gjitha votave.

Kryetari aktual, i cili ka kandiduar për mandatin e dytë, Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur të dal i pari me 55.11 për qind ose 7 mijë e 866 vota.

Ndërsa, kundër kandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Esat Raci ka arritur t’i marr 44.89 për qind ose 6 mijë e 406 vota.

Ndërkohë, në raundin e parë, Zenun Elezaj kishte dalë i pari me 7 mijë e 531 vota ose 43,33 për qind, ndërsa i dyti ishte Esat Raci, me 4 mijë e 766 vota ose 27,42 për qind.

Pra, edhe për katër vitet e ardhshme, komuna e Klinës do të udhëhiqet nga Zenun Elezaj.

Edhe, në komunën e Gjilanit, votimi ka përfunduar.

Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 21 mijë e 374 vota apo 51,03 për qind kështu duke dalur fitues në këtë komunë, ndërsa Lufti Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 20 mijë e 515 vota ose 48,97 për qind.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit Alban Hyseni

Komuna e Gjilanit do të udhëhiqet nga Hyseni për katër vitet e ardhshme.

Votimi ka përfunduar edhe në komunën e Vitisë.

Kryetari aktual, i cili ka kandiduar për mandatin e tretë, Sokol Haliti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur të dal i pari me 51.48 për qind ose 8 mijë e 684 vota.

Ndërsa, kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Ademi ka arritur t’i marr 48.52 për qind ose 8 mijë e 185 vota.

Ndërkohë, në raundin e parë, Sokol Haliti kishte dalë i pari me 8 mijë e 326 vota ose 41,30 për qind, ndërsa i dyti ishte Arsim Ademi nga LVV i cili kishte marrë 6 mijë e 955 vota ose 34,50 për qind.

Pra, edhe për katër vitet e ardhshme, komuna e Vitisë do të udhëhiqet nga kryetari Sokol Haliti.

Në komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë 13 mijë e 181 vota apo 53,13 për qind, kurse Xhafer Tahiri ka marrë 11 mijë e 627 vota apo 46,87 për qind.

Idrizi do të qeverisë komunën e Vushtrrisë për katër vitet e ardhshme.

Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës në garë për komunën e Vushtrrisë.

Komuna e Fushë Kosovës do të udhëhiqet nga Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Berisha në këto zgjedhje ka marrë 7 mijë e 864 vota apo 66,04 për qind, kundërkandidati i tij Enver Bajçinca nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 4 mijë e 44 vota apo 33,96 për qind.

E në Istog fitues ka dalur të jetë Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 9 mijë e 503 vota ose 56,20 për qind, e kundërkandidati i tij Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7 mijë e 406 vota ose 43,80 për qind.

LDK do të qeverisë këtë komunë për katër vite.

Komunën e Junikut, për mandat katër vjeçare e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me Ruzhdi Shehun i cili ka marrë 1 mijë e 199 vota ose 50,61 për qind.

Ndërsa, Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë 1 mijë e 170 vota ose 49,39 për qind.

Dragashi do të jetë nën udhëheqjen e Shaban Shabanit për një mandat katër vjeçar.

Ai ka arritur të marrë 5 mijë e 648 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Bexhet Xheladini ka marrë 5 mijë e 601 vota apo 49,79 për qind.

Në Shtime, fitues në këtë raund të zgjedhjeve lokale ka dalur të jetë Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje me 6 mijë e 920 vota apo 50,71 për qind.

Kundërkandidati i tij Naim Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 6 mijë e 726 vota apo 49,29 për qind.

Votimi 100 për qind ka përfunduar edhe në komunën e Malishevës.

Zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ekrem Kastrati, nga partia Nisma ka arritur të marrë 10 mijë e 394 vota apo 53,19 për qind, ndërkohë Isni Kilaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 9 mijë e 147 vota ose 46,81 për qind.

Malisheva do të udhëhiqet nga Kastrati në mandat prej katër vitesh.

Komunat të cilat kanë shënuar fitore duke mos shkuar fare në balotazh janë Deçani, Mitrovica Jugore, Leposaviçi, Lipjani, Novebërda, Peja, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica Veriore dhe Skenderaj. Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore