Shqipëria

Balluku: AlbControl në normalitet të plotë


“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”.

Disa prej kontrollorëve janë kthyer në punë pas apelit të qeverisë. Aktualisht ka në krye të detyrës kontrollorë turq, grekë dhe shqiptarë.

Kjo po bën të mundur lejimin e fluturimeve në Rinas, të cilat sot kanë qenë të rregullta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore