Përballje

Ballkani vazhdon pa humbje, kap përsëri kreun


Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:0.

Ballkani mposhtën dhe dominuan kampionët në fuqi Prishtinën, pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Pjesa e parë ishte e qetë me jo shumë raste, por nuk ishte në favor të kryeqytetasve.

Në minutën e 20-të, Bekteshi nga radhët e Prishtinës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, e cila rezultoi me karton të kuq.

Pas kartonit të kuq, Prishtina e kishin shumë më të vështirë për të krijuar raste, pasi kishin një lojtarë më pak.

Në pjesën e dytë, pas disa mundësive për Ballkanin, në minutën e 59-të, Solomon i dha epërsinë therandasve.

13 minuta pas golit, Ballkani dyfishuan epërsinë duke shënuar me anë të Ermal Krasniqit.

Pas kësaj fitore, Ballkani radhiten të parët me 21 pikë, ndërsa Prishtina janë në vendin e pestë me 13 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore