Përballje

Ballkani triumfon përballë Gjilanit, Prishtina shkatërron Trepçën 89


Tre sfidat e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante, por pa befasi.

Dueli mes Ballkanit dhe Gjilanit përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Ndeshja ishte kryesisht e dominuar nga vendasit, të cilët kishin mundësi të shumta që nuk i shfrytëzuan siç duhet, por në fund fituan.

Goli i parë erdhi në minutën e 19-të, me anë të Meriton Korenicës.

Më pas, goli i dytë u shënua në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, me anë të Albion Rrahmanit.

Me këtë fitore, Ballkani radhiten në pozitën e parë me 54 pikë, dy më shumë se Drita që janë në vendin e dytë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Në anën tjetër Prishtina ka shkatërruar Trepçën 89 me rezultat 4:1.

Të parët që shënuan ishin mitrovicasit, por ata nuk arritën të mbajnë epërsinë.

Në pjesën e dytë, Prishtina shënuan në minutën 53 e 57-të.

Dhe më pas për epërsinë e dyfishtë, Rrahmani shënoi në minutën e 66-të, dhe goli përfundimtar u shënua në minutën e 84-të.

Ndeshja tjetër mes Llapit dhe Malishevës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me epërsi minimale 1:0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore