Lajme

Ballkani Perëndimor mes prioriteteve të BE-së dhe KiE-së për vitin e ardhshëm


Vendet e Ballkanit Perëndimor janë renditur mes konkluzioneve mbi prioritetet e BE-së për bashkëpunim me Këshillin e Evropës gjatë vitit 2023-2024, i publikuar pak më parë nga institucioni evropian.

“BE-ja njeh rolin e rëndësishëm të Këshillit të Evropës në mbështetjen e përafrimit me Standardet Evropiane dhe forcimin e ndërtimit të kapaciteteve të institucioneve të rëndësishme gjatë proceseve të reformës në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e Partneritetit Lindor”, shkruhet në pikën e 11-të të konkluzioneve.

Sipas deklaratës zyrtare, BE-ja dhe Këshilli i Evropës shkruajnë se do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ndihmuar vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim në BE të bëjnë përparim të prekshëm.

Kjo, në procesin e tyre të përgjithshëm të reformave drejt përmbushjes së kritereve të anëtarësimit në BE.

“Programet tona të përbashkëta në rajonet e Zgjerimit dhe Fqinjësisë do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për reforma në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, theksojnë institucionet evropiane.

Kujtojmë që më 1 janar, Franca mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian për 6 muajt e ardhshëm.

Prioritetet e Presidencës Franceze, të paraqitura do të ndikohen shumë nga agjenda e ngarkuar legjislative evropiane.

Qeveria franceze ka vendosur tre ambicie kryesore: një Evropë më sovrane, një model të ri evropian për rritje dhe një Evropë humane.

Sipas një modeli të ri për rritje, Presidenca franceze synon të fokusohet veçanërisht në vënien në punë të rimëkëmbjes ekonomike dhe financave për klimën dhe tranzicionin digjital, si dhe ndërtimin e një “kapitalizmi të përgjegjshëm”.

Agjenda dixhitale e Presidencës franceze do të jetë veçanërisht e plotë, me ambicien për të mbështetur inovacionin në BE dhe për të vendosur rregullat e veta për botën digjitale.

Presidenca franceze ka njoftuar gjithashtu synimin e saj për të bërë përparimin maksimal në rregullimin e financave digjitale, duke vazhduar punën për Rregulloren për Tregjet e Kripto-Aseteve dhe kundër pastrimit të parave, për shembull.

Franca do të vazhdojë gjithashtu punën për përditësimin e rregullave për kreditë konsumatore në BE.

Për sa i përket tranzicionit të qëndrueshëm, Presidenca Franceze ka theksuar punën që mbetet në paketën “Fit for 55”, duke u fokusuar veçanërisht në Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit.

Presidenca do të prioritizojë gjithashtu punën për financimin e qëndrueshëm (Direktiva për Raportimin e Qëndrueshmërisë së Korporatave) por edhe gjelbërimin e ligjit për konsumatorët.

Në programin e saj, Franca prek gjithashtu prioritetet e saj për taksim më të drejtë dhe efektiv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore