Përballje

Ballkani mposhtin Dritën dhe ngjitën në krye të tabelës


Ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll ishin interesante dhe të befasishme.

Derbi për pozitën e parë mes Ballkanit dhe Dritës ishte i “zjarrtë” dhe përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Ndeshja ishte e dominuar nga Ballkani, por ata nuk arritën të gjenin golin në 45 minutat e para.

Në fillimin e pjesës së parë, në minutën e  54-të, Theophilus Solomon shënoi për golin e parë.

Për të dyfishuar epërsinë, u përkujdes përsëri Theophilus Solomon, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje në minutën e 58-të.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 91-të, Muharrem Jashari u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në Ermal Krasniqin.

Momentalisht Ballkani radhitet e para me 24 pikë, ndërsa Drita janë në vendin e dytë me 22 pikë.

Dueli mes Drenicës dhe Ulpianës ishte po ashtu interesant dhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Pas një seri fitoresh, Drenica tani ka humbur dy lojë radhazi.

Drenica ishin më dominant se Ulpiana, por ata nuk arritën të shfrytëzojnë mundësitë për të shënuar.

Pas shumë rasteve, ata I ndëshkoi braziliani Marclei duke i dhënë fitoren Ulpianës në minutën e 86-të.

Deri më tani, Drenica radhitet në pozitën e katërt me 20 pikë dhe Ulpiana janë në vendin e shtatë me 16 pikë.

Dueli mes Malishevës dhe Llapit përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me epërsi minimale 0:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me mundësi të shumta, por pa gola.

Goli I fitores së Llapit erdhi në minutat e fundit, në minutën e 84-të, nga lojtari i Malishevës, Hoti, i cili shënoi autogol.

Llapi radhiten në pozitën e pestë me 18 pikë, ndërsa Malisheva janë në vendin e tetë me 12 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore