Përballje

Ballkani mposhtet nga Sivasspor


Ballkani nuk arriti ta mposht skuadrën turke, Sivasspor, në ndëshjen e raundit të katërt të grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës ishte duke fituar në këtë ndeshje, madje po dominonin lojën, por në 20 minutat e fundit të ndeshjes “u dorëzuan” përballë kundërshtarit.

Ndeshja nisi me disa raste shumë të mira të Ballkanit, derisa ata gjetën golin në minutën e 36-të.

Ishte Armend Thaçi që shënoi një gol fantastik nga jashtë zone, i cili mori një asistim nga Meriton Korenica.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Ballkanit.

E dyta foli e tëra për djemtë e Ilir Dajës, të cilët patën disa raste shumë të mira për ta dyfishuar epërsinë.

Megjithatë, Ermal Krasniqi, e Albion Rrahmani dështuan përballë portierit të skuadrës turke.

Atë që nuk e bëri Ballkani, e bëri Sivasspor. Goli ne parë e shënuan në minutën e 72-të me anë të Hakan Arslan.

Derisa nëntë minuta më vonë ata përmbysën epërisnë me goli ne shënuar nga polaku, Karol Angielski.

Me këtë humbje tani skuadra e Ballkanit gjendet e fundit në grup me katër pikë, aq sa ka edhe Slavia Praga, ndërsa Sivasspor dhe Cluj kanë nga shtatë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore