Përballje

Ballkani mposht Drenicën, kryeson me pesë pikë para Gjilanit në Superligën e Kosovës


Ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Dueli ishte i dominuar nga Ballkani, të cilët shënuan në pjesën e parë dhe të dytë.

Goli i parë erdhi në minutën e 40-të me anë të Blend Baftiut.

Për të dyfishuar epërsinë për Ballkanin u përkujdes Lumbardh Dellova, i cili shënoi në minutën e 59-të.

Pas humbjes së djeshme të Gjilanit, Ballkani kanë ikur pesë pikë larg tyre, duke u radhitur bindshëm në pozitën e parë.

Ndërsa në anën tjetër Drenica, pas një starti të mirë të sezonit, tani radhiten në pozitën e shtatë me vetëm 32 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore