Shqipëria

Balla viziton efektiven e policisë që ngeli e plagosur nga përplasja në Elbasan


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, vizitoi në spital, efektiven e forcave “Shqiponja”, që ngeli e plagosur nga përplasja me armë mesditën e 21 prillit në Elbasan.

Nga ngjarja në Elbasan mbeti i vdekur, Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim në atë qytet dhe u plagosën tre shtetas të tjerë. Disa minuta pas ngjarjes, autori u arrestua nga forcat policore.

Efektivja Xhensila Sota, e cila qëlloi rastësisht në vendngjarje në përpjekje për të parandaluar krimin, mori një plumb në këmbë si pasojë e breshërive së të shtënave.

Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në një deklaratë për mediat, Balla e quajti turp deklaratën e Sekretarit të Partisë Demokratike (PD) në Elbasan, Gazment Bardhit.

Bardhi deklaroi se nuk kishte informacion.

“Makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para, e drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Është personi që është akuzuar Ditën e Verës”, deklaron Bardhi

Po ashtu Balla u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve.

” Ju jeni njerëz që dini të vlerësoni rëndësinë e momentit dhe nuk duhet të bini pre e provokimeve”.

Autori Arbër Paplekaj ka qenë shoqërues i Bardhit në Elbasan. Ai gjithashtu ka qenë pjesëtar i forcave RENEA.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore