Stil

Balina Bodinaku rrëfehet në ‘Pikë’ për eksperiencën si opinioniste në “Big Brother VIP”


“Nuk di pse më zgjodhën të jem opinioniste, por tashmë kam hequr dorë nga kërkimi i kësaj përgjigjeje”.

Kështu e nisi Balina Bodinaku përshkrimin e eksperiencës disa mujore në “Big Brother VIP”, pasi moderatorja e njohur ishte e ftuara e javës e emisionit “Pikë” në “Albanian Post”.

Një nga temat e bisedës ishte eksperienca – akoma e freskët – si analiste në reality show-n e njohur.

“Më erdhi një telefonatë nga Arbana Osmani dhe më tha propozimin e saj. Në fillim shtanga, por edhe u ndjeva mirë që i kishte shkuar mendja tek unë. I shpreha dhe hezitimin tim”, pranon Balina.

Ndërsa më tej, tregon se pas një takimi me Arbanën, arriti të bindej për ta pranuar ftesën.

“Nuk di a më bindi Arbana, apo isha vetë me mendje të mbushur. Por ajo që unë nuk i them ‘jo’ kurrë është një sfidë dhe BBV për mua ishte sfidë. Sa më e vështirë të jetë diçka aq më shumë dua ta bëj”, e mbyll fjalën e saj Balina.

Moderatorja Adela Osmani, gjatë intervistës, e pyeti edhe për momentin më të vështirë gjatë spektaklit dhe pa u menduar Bodinaku tha se “nata live kur Fifi humbi ndjenjat ishte situata më e vështirë për të gjithë produksionin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore