Sport

Bakayoko afër rikthimit te Chelsea


Aventura e Bakayoko-s te Chelsea ka qenë një ndër lëvizjet më të dështuara të bluve të Londrës në dekadën e fundit.

Gjithë aventura e francezit në Londër është përcjellur me huazime, një herë te Monaco, një herë te Milan-i, dhe tani përsëri në Itali, por, te Napoli.

Gazetta Dello Sport raporton që Napoli nuk ka asnjë interes që të zgjas huazimin e Bakayako-s ose edhe ta transferoj atë.

Pas huazimit te Napoli në tetor të 2020-ës, Bakayoko do kthehet përsëri te Chelsea gjatë verës.

Në 35 ndeshje me Napoli-n këtë sezon, Bakayoko ka vetëm një gol dhe dy asiste.

Lajmi i mirë për Bakayoko-n, është që tani me shumë mundësi nuk do huazohet përsëri.

Trajneri i bluve, Thomas Tuchel, është i interesuar që të ketë shërbimet e futbollistit për një sezon.

Në rast se performanca është ajo që Tuchel pret, Bakayoko mund të nënshkruaj edhe rinovimin me Chelsea-n.

Pas shumë huazimeve, duket se Bakayoko më në fund do bëhet rehat në “Stamford Bridge”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore