Shqipëria

Bajram Begaj do të dekretojë edhe qeverinë e PD-së, thotë Zhupa


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se Begaj do të dekretojë mes ligjeve të vendit edhe qeverinë e PD-së.

Lajmi u bë i ditur pas betimit të ish-gjeneralit Bajram Begaj si President i ri i Republikës së Shqipërisë.

“E kisha si detyrë edhe si deputete që të respektoja Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Jam e bindur që Bajram Begaj do të dekretojë edhe qeverinë e PD-së”, u shpreh fillimisht Zhupa.

Sipas saj, procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanshëm.

Kjo e fundit, shtoi ajo, u nis dhe u mbyll në kryesinë e Socialistëve.

Zhupa e konsideroi procesin gjithashtu “si të kapur dhe të kontrolluar nga mazhoranca”.

“Megjithatë, mendoj se nuk duhej ta paragjykoja presidentin. Shpresoj të jetë në lartësinë që kërkon pozicioni dhe do të jetë mbi palët”, tha në përmbyllje deputetja e PD-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore